Rama pas votimit në Asamblenë e KiE për Kosovën: Në maj të vuloset anëtarësimi!

16 Prill 2024 | 21:23

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të sotëm “Pro” në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e quajti votimin e sotëm një hap historik dhe bëri thirrje që në maj, në Komitetin e Ministrave (që është edhe hapi i fundit që i hap rrugë anëtarësimit), të gjithë duhet të bëjnë gjënë e duhur, vulosjen e këtij anëtarësimi.

Rama tha gjithashtu se mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pazëvendësueshëm, që është Kosova.

Reagimi i Ramës:

NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE🤝

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe  i bëri nder vetë Këshillit të Europës🙏

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:

VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm🇽🇰

Forca KOSOVË❤️

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026