Biletat e fundit për gjysmëfinale, 2 supersfida në Champions
2 bileta mbeten në dispozicion për gjysmëfinalet e Champions League, ndërsa në garë janë 4 skuadra me kushte të barabarta. Kampionët në fuqi të kompeticionit Manchester City që përballet me rekordmenët e kësaj gare, ndërsa në anën tjetër, ligjvënësit gjermanë sfidohen nga të pafatët e Arsenal, me këta të fundit që kanë të gjitha shancet për të kaluar më tej.
Vëmendja e gjitha është në Ethihad, aty ku luhet superdueli Manchester City-Real Madrid. Barazimi 3-3 në Bernabeu tregon një lloj balance mes dy skuadrave, ku lajmi i mirë është se the cityzens vijnë me organikën e plotë, por në anën tjetër Tchouameni mungon për shkak kartonësh e sic dihet Alaba e Courtois ende nuk janë rikuperuar. Në ndeshjet e fundit në kampionat të dyja kanë regjistruar fitore, më e thellë ajo e të besuarve të Guardiolës ndaj Luton 5-1, ndërsa galaktikët mposhtën minimalisht Majokran 0-1. Gjykimi i është besuar Dani Orsato, ndërsa do të ketë jo pak punë në ndarjen e drejtësisë, teksa kjo është përballja e 12-të mes tyre, ku britanikët kanë 4 fitore, 3 spanjollët dhe 4 janë mbyllur në barazim.
Paralelisht një biletë fluturon në qiellin e Allianz Arenës, aty ku Bayern e Arsenal përballen me njëra-tjetrën. Një barazim 2-2 në Londër, që thuajse nis gjithcka nga zero, vetëm se skuadrat kanë disa ndryshime nga hera e parë. Coman, Davies e Gnabry i shtohen listës së lojtarëve që do të mungojnë, ndërsa në kampin anglez Saka e Odegaard janë në dyshim. Aston Villa i shkaktoi humbje Arsenalit në ndeshjen e fundit në ligë, ndërsa bavarezët fituan pastër ndaj Koln, por këto statistika nuk tregojnë asgjë për supersfidën e së martës. Një holandez vendos drejtësi, e ai është Dani Makelie.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta