VIDEO| Dubai përmbytet nga uji, brenda 24 orëve ra shi sa për një vit

17 Prill 2024 | 13:45

Një shi i rrëmbyeshëm ka bërë që autostradat e Dubait të bllokohen nga përmbytjet dhe pasagjerëve u është kërkuar të qëndrojnë larg aeroportit, pasi qendra e shkëlqyer financiare u trondit nga shirat rekord.

Emiratet e Bashkuara Arabe dëshmuan reshje të paprecedentë me 254 mm që ranë në Al Ain të martën në më pak se 24 orë, sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë. Rreshje të tilla janë reshjet më të mëdha që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1949, përpara se vendi të themelohej në 1971.

Edhe pse reshjet e dendura u zbutën të martën vonë, ndërprerjet po vazhdojnë edhe  të mërkurën.  Linjat ajrore kryesore të Dubait Emirates pezulluan check-in për pasagjerët që niseshin nga aeroporti i Dubait deri në mesnatë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë, tha se po përballej me ndërprerje të konsiderueshme pasi shirat vonuan ose devijuan fluturimet.

“Fluturimet vazhdojnë të vonohen dhe devijohen… Ne po punojmë shumë për të rikuperuar operacionet sa më shpejt të jetë e mundur në kushte shumë sfiduese,” tha një zëdhënës i aeroportit.

Stafi dhe pasagjerët luftuan për të mbërritur dhe larguar nga aeroporti, me rrugët e hyrjes të përmbytura dhe disa shërbime të metrosë të pezulluara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026