Ambasada britanike: Mbështesin punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

17 Prill 2024 | 14:57

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me deklaratat e ardhura nga politika kundër Prokurorisë së Posaçme. Përmes një postimi në rrjete sociale në faqen e ambasadës, ambasadori Alastair King-Smith, rithekson mbështetjen e fortë të Mbreterisë së Bashkuar për SPAK-un.

Ambasadori nënvizon se përpjekjet e Prokurorisë së Posaçme janë jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vend.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se më herë kundër sulmeve ndaj institucioneve të drejtësisë reagoi dhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Deklaratat e selive diplomatike vijnë pas akuzave që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ngriti ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, se hetimi ndaj tij nisi në vitin 2019, pas takimit që Dumani pati me ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026