Dumani i përgjigjet akuzave të Ilir Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal

16 Prill 2024 | 14:46

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga Ilir Meta se hetimet ndaj tij kanë nisur pas takimit që Dumani pati me ish-drejtuesin e lartë të FBI Charles McGonigal, në vitin 2019.

Në përgjigjen e dhënë për Euronews Albania, kreu i SPAK thotë se akuzat janë të pabaza dhe ai as nuk e njeh e as e ka takuar kurrë McGonigal.

Deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Dumani, i cilësoi si një vijim të akuzave ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”, tha Dumani.

Çfarë deklaroi Ilir Meta në një emision televiziv mbrëmjen e të hënës:

SPAK nisi hetimet në dhjetor 2019, sipas të dhënave të mia, edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigal. Dhe pse nisi në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta të mos lejonte që Gjykata Kushtetuese të pushtohej  nga banda e Edi Ramës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026