“Shtoni agjentët”- Problematikat që paraqiti Dumani: Pse s’bashkëpunojmë me policinë

4 Prill 2024 | 15:13

Mbi 3300 persona u përgjuan në vitin 2023 nga SPAK ndërsa 41 milionë euro pasuri janë sekuestruar e konfiskuar. Altin Dumani raportoi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku kërkoi ndryshime ligjore për shkak të volumit të dosjeve dhe ngarkesës gjithnjë e në rritje të Prokurorisë së Posaçme.

Altin Dumani e përshkroi vitin 2023 si një moment kur lufta e SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është intesifikuar pasi janë ngritur akuza ndaj disa zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë.

“Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim me funksion, ish-ministrin e shëndetësisë, ish-gjyqtar apeli, kryetarë bashkie, ish-kryeministër, ish-ministër finance, ish-ministër mjedisi, ish-prokuror etj”, tha Dumani.

Krahas hetimeve penale, edhe vitin e kaluar SPAK ka sekuestruar dhjetëra pasuri.

“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro”, tha kreu i SPAK.

Dumani shigjetoi sërish intitucionet qëndrore e lokale, të cilat nuk kallëzojnë rastet korruptive.

“Ka pasur rënie me 40% në 2023, përjashtuar Policinë e Shtetit që ka pasur rolin e saj në referimin e veprave penale të ndryshme. Nuk referojnë në Prokurorinë e Posaçme vepra me natyrë korruptive. SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo veprave të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë funksion shtetëror”, tha ai.

Kreu i SPAK tregoi pse shumica e dosjeve ndiqen me agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe në disa raste shmanget policia.

“Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele të larta”, tha Dumani.

Dumani kërkoi ndryshime ligjore për të përcaktuar statusin e prokurorëve të SPAK, pas mbarimit të mandatit 9- vjeçar duke hedhur edhe idenë e një mundësie rikandidimi. Ndër problemet që ai renditi ishte edhe rritja e numrit të hetuesve të BKH dhe rekrutimi i këshilltarëve ligjorë. Kreu i SPAK e konsideroi të domosdoshme edhe rritjen e pragut prej 50 mijë lekësh për hetimet e rasteve korruptive që kalojnë hetoen nga SPAK.

Sipas të dhënave gjatë vitit të kaluar SPAK ka përgjuar 3335 persona, ku 1899  janë përgjuar për hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa 1436 persona janë përgjuar për korrupsion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026