Dumani: Duhet riparë kufiri monetar i korrupsionit që heton SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, paraqiti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin e punës së SPAK për vitin 2023.
Dumani tha se gjatë vitit të shkuar Prokuroria e Posaçme ka pasur një rritje cilësore të punës së saj, ndërsa vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin me agjencitë e huaja partnere.
Ai theksoi se duhet të ketë një ndryshim ligjor, në mënyrë që të rritet kufiri monetar për hetimin e korrupsionit, për të lehtësuar punën e SPAK që është e ngarkuar me çështje.
“Ky kufi monetar që kemi nuk më duket i arsyeshëm, e shoh si emergjent. I takon ligjvënësit, por duhet të jetë shumë herë më i lartë, ndoshta 500 mijë lekë jo 50 mijë sa është aktualisht. Në rastet kur ka korrupsion mbi 50 mijë lekë të hetohen nga SPAK, ndërsa poshtë këtij kufiri të hetohet nga Prokuroritë e zakonshme. Kjo vlen që puna e SPAK të mos ngarkohet”, tha Dumani.
Dumani theksoi se vëmendje e veçantë gjatë 2023 në punën e SPAK i është dhënë hetimit të produkteve të veprës penale.
“Vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara. 221 procedime penale për korrupsion, 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës. Ka një total pre 90% të numrit të përgjimeve. Ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike nga vendet e huaja. Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 299 procedime të reja. 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, ish-ministra, ish-kryeministra, ish-kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm”, ishin disa nga shifrat e renditura nga Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme