“Jepini kohë SPAK”, Dumani: Treguam se jemi të aftë të përballemi me këdo
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, paraqiti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin e punës së SPAK për vitin 2023.
Dumani theksoi se SPAK tregoi se është në gjendje të hetojë cilindo subjekt, pavarësisht statusit të tij publik apo financiar.
Teksa e krahasoi SPAK me një fëmijë që sa ka nisur të ecë, Dumani kërkoi që prokurorisë së posaçme t’i jepet më shumë kohë për të arritur atë që ishte qëllimi i krijimit të saj; dhënia fund e pandëshkueshmërisë.
“Po, SPAK është në gjendje të kryejë hetime, të ushtrojë ndjekje penale karshi çdo subjekti pavarësisht cilësive të tij. Kjo është faza në të cilën gjendet SPAK, ne sa kemi filluar të ecim, si një fëmijë i vogël që sa nis të ecë. Duhet akoma kohë që të ecim me shpejtësi, po kërkon kohën e vet, rëndësi ka që po ecim. A jam i kënaqur? Jam pjesërisht i kënaqur se jam shumë kërkues ndaj vetes dhe kolegëve por vlerësoj se kemi mundësi të bëjmë më mirë, por kemi dhënë shenja që ne jemi të aftë të përballemi me çdo lloj subjekti pavarësisht emrit, pavarësisht pozitës së tij publike, financiare. Shpresojmë që me kalimin e viteve të arrijmë qëllimin për të cilin u krijua struktura e posaçme, dhënia fund e pandëshkueshmërisë; ne po punojmë që ta shkurtojmë këtë kohë”, tha Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç