Meta: Altin Dumani më ka dërguar njerëz që të largohem nga Shqipëria

17 Prill 2024 | 13:07

Pas akuzave ditëve të fundit ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, këtë të mërkurë Ilir Meta ka qenë edhe më i ashpër ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posacme. Nga Partia e Lirisë, në një konferencë për mediat, Meta tha se Altin Dumani i ka dërguar në zyrë persona duke i kërkuar të largohet nga Shqipëria.

“E ke çuar edhe njerëz që të më mbushin mendjen të iki unë nga Shqipëria. Cfarë prokurori je ti, gjëmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time e kujton që do marrësh Partinë e Lirisë”, tha Meta.

Sipas kreut të Partisë së Lirisë amerikanët i kanë kërkuar Altin Dumanit arrestimin e tij.

“Të kanë thënë ty amerikanët që të fusësh mua në burg. Po kur të duash ti, edhe amerikanët e tu, ballafaqohemi këtu edhe në amerikë. Prandaj thirri mendjes,reflekto, thellohu. Nuk të mbron dot ty as KLP as Zoti në qoftë se shkel Kushtetutën. Dhe ky nuk është kërcënim, është ndihmë që po të jepet, këshillim”, tha ai.

Pjesë e hetimeve për cështjen CEZ-DIA ka qenë edhe kreu i SPAK Dumani për të cilin Meta hodhi akuza se ka takuar në burgun e Fierit Kastriot Ismailin, në kohën kur ai vuante dënimin.

“Po cfarë presim ne që të thuash ti që kam takuar MCgonigal-in, çfarë presim ne atë që e di e gjithë Shqipëria, që i ke vajtur 20 herë në burg në Fier Kastriot Ismailit për t’i thënë jep dëshmi kundër Ilir Metës që të dalësh t’i nga burgu e të vijë ai këtu se Ilir Meta nuk është kujdesur për ty, ti pse mbron Ilir Metën, ku ka fjetur Ilir Meta, si ka fjetur Ilir Meta”, deklaroi Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se nga burgu do ta shkrijë atë celulë kriminale duke iu referuar SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026