Osmani: Përgjegjës për ndalimin e qytetarëve në Serbi është Vuçiç

17 Prill 2024 | 19:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe dhe nuk janë lejuar të qarkullojnë për disa orë në kufirin Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari.

Osmani në një postim në “X”, ka shkruar se Serbia po hakmerret pas votimit të Këshillit të Evropës.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE (Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës), duke mbajtur peng shumë prej tyre në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiç. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në X.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026