“Dramë” në Champions, kampionët dorëzojnë trofeun, Bayern kalon Arsenalin

18 Prill 2024 | 11:11

Kampionët në fuqi në Champions League, Manchester City, i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve, ndërsa është mposhtur nga zotët e këtij kompeticioni, me madrilenët që u kualifikuan pas ekzekutimin të 11 metërshave. Në Allianz Arena, Bayerni eliminoi Arsenalin, duke prerë biletën për më tej, aty ku luhet një tjetër finale e parakohshme, ajo ndaj galaktikëve të Ancelottit. Në Etihad përballja u dominua plotësisht nga Manchester City që shpërdoroi disa raste, edhe pse të parët në avantazh kaluan miqtë nga Madridi, me Rodrygo.

Panorama e sfidës ishte e njëjtë gjatë të dyja fraksioneve, anglezët në sulm dhe Reali që mbrohej me forca të plota, madje do të pësonte në minutën e 76, aty ku De Bruyne riktheu ekuilibrat. 1-1 u mbyll koha e rregullt, ndërsa edhe shtesa prej 30 minutash nuk zgjodhi dot fituesin, ku u aplikuan penalltitë. Nga pika e bardhe anglezët gabuan 2 herë me Bernardo Silvën dhe Kovacic, ndërsa tek Reali Modriç. Kështu triumfojnë madrilenët 4-3 dhe sigurojnë biletën për më tej ku i pret Bayern.

Rekordmenët e Gjermanisë po ashtu kaluan me shumë vështirësi, me një gol të Kimmich që mjaftoi për të prerë biletën për më tej. Eksperienca bavareze mbizotëroi ndaj dëshirës së anglezëve të cilët nuk ishin konkret në manovrat e tyre. Tanimë 4 skuadrat e kualifikuara janë Dortmund, Psg, Bayern dhe Real Madrid, ku dy gjysmëfinalet e para luhen në Gjermani më 30 prill. Bayerni pret Realin e Madridit dhe Dortmundi PSG-në.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026