Në pritje të dëmshpërblimit, nis verifikimi i dëmeve nga përmbytja në Shkodër

13 Mars 2021 | 13:55

Sabah Vjerdha është banor i fshatit Trush . Rreth 20 dynym tokë në pronësi të tij prej 40 ditësh kanë qenë në pushtetin e ujit . Shpresat për tu dëmshpërblyer i ka të pakta.

“Në 2010 na kanë dhënë pak lekë, në 201 asnjë lekë nuk kemi marrë”, thotë Sabah Vjerdha, fermer në Trush.

Me largimin e ujit ai ka nisur të përdorimin e pesticideve për rigjenerimin e tokës me shpenzimet e veta. Fermeri bën apel për ndihmë pasi situata është tejet e vështirë.

Xhavid Pëllumbi specialist pranë bujqësie pranë bashkisë Shkodër shprehet se problematika më e madhe qëndron në faktin se këto toka janë përmbytur disa herë dhe rendimenti i tyre ka rënë.

“Dëmi në kulturat bujqësore është jashtëzakonisht i madh. Përmbytjet e vazhdueshme për sjellin degradim të tokës duke e kthyer në moçalishte”, shprehet specialisti i grupit të verifikimit në terren.

Drejtori i zyrës së bujqësisë, Alban Sekja zbulon faktin se si pasojë e pandemisë, fermerët kanë mbjellë më shumë e si pasojë të qëndrimit për më shumë se 40 ditë të ujit nëpër toka, dëmet përllogariten më të mëdha se në përmbytjet e vitit 2018.

“Sipërfaqja e mbuluar nga uji ka qenë më e vogël në krahasim me 2018 por tokë e kultivuar ka qenë më shumë pasi fermerët duke shfrytëzuar situatën e pandemisë kanë rritur sipërfaqet e kultivuara”, tha ai.

Në vitin 2018 dëmet në tokat e nën Shkodrës u llogaritën në më shumë se 3 milion euro ndërsa banorët nuk u dëmshpërblyen asnjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026