Mbeti jashtë listës së PS-së, ministrja Margariti shprehet se është pjesë e skuadrës socialiste
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tregon se do të jetë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.
Mungesa e emrit në listat e kandidatëve për deputetë nuk e zbeh angazhimin e saj pranë PS-së, angazhim për të cilin Margaritit siguroi se do të vijojë edhe pas zgjedhjeve.
E pyetur nga Euroneës Albania për gjendjen e mjerueshme të pallatit të Kulturës në Maliq “Dhimitër Orgocka”, ministrja tha se është detyrë e bashkisë së Maliqit rikonstruksioni i godinës.
Margariti ishte në Korçë me rastin e inaugurimit të godinës emblematike të Muzeut Kombëtar të Arsimit, e njohur si Mësonjëtorja e parë shqipe.
Gjatë një interviste të dhënë pak ditë më parë për Euroneës Albania, Elva Margariti tha se figurat e reja që i janë bashkuar ekipit të PS kanë ngjallur frymë të mirë.
Znj. Margariti, e cila u angazhua si Koordinatore për hartimin e projekteve në procesin e rindërtimit e cilësoi sukses detyrën e saj duke thënë se i ka bërë ballë një sfide por duke se kjo nuk ka mjaftuar që të përfshihet në listën e kandidatëve.
Jashtë listave të Partisë Socialiste mbetën edhe emra të tjerë të njohur të PS-së, si Ditmir Bushati, Andor Shameti, Englantina Gjermeni, Elona Gjebrea, Anastas Angjeli, Sadri Abazi, Musa Ulqini, Vasilika Hysi, Sadi Vorpsi, Besnik Bare, Sandër Lleshaj, dhe Senida Mesi.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.