Bislimi: Takim i kotë, pa rezultat! Serbia s’është e interesuar për qytetarët serbë
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka nxjerrë një komunikatë për media lidhur me takimin e sotëm në Bruksel për çështjen e dinarit.
Sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pala serbe në takimin e sotëm treguan kotësinë dhe u pa mosvërtetësia e konstatimit të tyre që kemi çështje urgjente pasi “qytetarët serbë nuk kanë arritur të marrin benefitet e tyre”.
Bislimi tha se ky takim sot mund të quhet i kotë, pa rezultat dhe ndoshta si sukses i politikës serbe, e cila siç tha ai ka dëshiruar të blejë kohë në vazhdimësi.
“Takimi i sotëm ka ndodhur dy ditë pas vendimit shumë të rëndësishëm në Këshillin e Evropës, vendim ky që manifestoi edhe modelin evropian, por edhe të Kosovës se si duhet të promovohet edhe integrimi i rajonit, por edhe të ndërtohen raportet mes vendeve fqinje. Dhe një ditë pas manifestimit të modelit serb të normalizimit dhe integrimit apo zbatimit të marrëveshjeve që u manifestua përmes ekspozimit të një mentaliteti mesjetar të trajtimit të qytetarëve të një vendi fqinj, përmes ndaljes së tyre nëpër pikat kufitare, arrestimit, maltretimit të tyre, dhe në këtë kontekst mbase duhet të shihet dhe qasja e Serbisë në takimin e sotëm. Ata në takimin e sotëm në mënyrë perfekte treguan kotësinë dhe pamë mosvërtetësinë e konstatimit të tyre të hershme që kemi një çështje urgjente ku disa qytetarë serb nuk kanë arritur të marrin benefitet e tyre. Njësoj si herët e kaluara ka pasur zero interesim nga pala serbe që të merren me këta qytetarë dhe gjithë energjia e tyre është sërish e orientuar drejt licencimit të një subjekti ekonomik të Serbisë në Kosovë, gjë që për ne është e papranueshme dhe këtë e kemi bërë të qartë në vazhdimësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin