Ylli Manjani: Meta po bën lojë, si ra dakord për djegien e mandateve

18 Prill 2024 | 22:23

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ai theksoi se debati publik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit  është thjesht një lojë.

“Debati publik  Meta-Kryemadhi prej vitesh nuk i korrespondon realitetit. Askush në LSI nuk ka djegur  mandat në kokën e vet dhe as në kokën e Monikës. Meta ka qenë në dijeni dhe në harmoni të plotë me Bashën që kishte idenë e djegies së mandateve. Ka qenë një ide jo pa mbështetje në publik dhe pse menaxhimi ishte e keq. Djegia e mandateve ishte një lëvizje shumë e fortë. Sherri mes tyre është pjesë e lojës. Për ta bërë intrigën sa më interesante ndodhin këto gjëra”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026