Italia planifikon të vaksinojë 80% të popullsisë deri në fund të shtatorit

13 Mars 2021 | 14:01

Qeveria e re italiane thotë se parashikon që deri në fund të shtatorit të jetë vaksinuar kundër COVID-19 të paktën 80% e popullsisë.

Zyra e Kryeministrit Mario Draghi ka përcaktuar këtë si objektiv në programin kombëtar të vaksinimit.

Zotimi vjen pas kritikave ndaj BE për vonesa në shpërndarjen e vaksinave si dhe probleme të tjera logjistike.

Deri tani në Itali janë vaksinuar më pak se 2 milionë njerëz ose 3% e popullsisë.

Italia po përballet ditët e fundit me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 dhe disa qytete do të klasifikohen si “zona të kuqe”.

Kjo do të thotë se dyqanet do të jenë të mbyllura dhe shkollat do të ndiqen në distancë.

Vetëm të shtunën në të gjithë vendin janë raportuar më shumë se 26 mijë raste të reja.

Spitalet në vend po vuajnë rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë përkujdesje intensive.

Që prej nisjes së pandemisë, Italia ka regjistruar 3.2 milionë raste infektimesh dhe është vendi i dytë në Evropë me më shumë raste fatale pas Mbretërisë së Bashkuar me 101 881 të vdekur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026