Sulmi i raportuar i Izraelit në Iran, Blinken “kyç gojën”: S’flas për këto ngjarje!
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka refuzuar të komentojë raportet për një sulm izraelit në Iran gjatë mbrëmjes së djeshme.
“Unë nuk do të flas për këto ngjarje të raportuara,” tha Antony Blinken në Capri ku po mbahet takimi i G7, shkruajnë mediat e huaja.
Ai shtoi: “Gjithçka që mund të them është se nga ana jonë dhe për të gjithë G7, fokusi ynë ka qenë në de-përshkallëzimin e tensioneve, në shmangien e një konflikti më të madh”.
“Dhe, në fakt, kjo është e vërtetë që nga dita e parë pas ngjarjeve të tmerrshme të 7 tetorit [kur Hamasi nisi një sulm në Izrael]”, tha ai.
Ai shtoi: “Qasja jonë ka qenë parandalimi i përhapjes së konfliktit për të shmangur përshkallëzimin kudo”.
Blinken shtoi se “Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë në asnjë operacion sulmues”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet