Sulmi në bazën iraniane në Irak, çfarë përfaqëson Njësia e Mobilizimit Popullor
Të paktën 1 person ka vdekur dhe 8 janë plagosur pasi 5 shpërthime të njëpasnjëshme tronditën një bazë ushtarake të përdorur nga milici pro-iraniane në Irak.
Sipas autoriteteve irakene, shpërthimi ndodhi në një zonë që i përkiste Njësisë së Mobilizimit Popullor.
Autoritetet izraelite dhe ato amerikane deklaruan se asnjë prej tyre nuk ishte përfshirë në shpërthimet, që erdhën pas një sulmi ushtarak ndaj Iranit, që iu atribuua shtetit hebre.
Organizata Njësia e Mobilizimit Popullor është një forcë paraushtarake shiite e mbështetur nga Republika Islamike. Ndryshe nga grupet e tjera pro-iraniane në rajon, ajo është e lidhur me qeverinë lokale dhe blloqet shiite që dominojnë politikën irakene prej vitesh.
Sipas saj, shpërthimet ndodhën në bazën ushtarake Kalsu dhe shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Shpërthimet vijnë në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, me Izraelin që po godet Hamasin dhe lëvizje të tjera palestineze të mbështetura nga Irani, që pas sulmit të 7 tetorit.
Sulmet hakmarrëse këtë muaj kanë nxjerrë në dritë armiqësinë prej disa dekadash mes shtetit hebre dhe Republikës Islamike, që deri më sot kishte qëndruar në hije.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë