Albin Kurti uron kreun e ri të LDK-së: Mund të japim shumë për Kosovën

14 Mars 2021 | 15:51

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar publikisht Lumir Abdixhikun, i cili u zgjodh paraditen e kësaj të diele në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kryeministri i ardhshëm i vendit, Albin Kurti thekson se është në interesin e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, kur partitë politike hedhin hapa para drejt demokratizimit të brendshëm.

“Dëshiroj të uroj punë të mbarë për Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së. Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë”, shkruan kreu i VV-së në ‘Facebook”.

Sipas Kurtit, korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët  dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

“Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë”, shkruan Kurti.

Në garën e sotme për kreun e ri të LDK-së ishin Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Kryetari i ri i LDK-së u zgjodh pasi Isa Mustafa dha dorëheqje nga ky post pas 11 vitesh në krye të saj.

LDK-ja kishte si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin në zgjedhjet e 14 shkurtit, por rezultati që mori ishte shumë i dobët duke u renditur si parti e tretë për nga numri i ulëseve në Kuvend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026