24-vjeçari i prekur me Covid-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit në Elbasan
Një 24-vjeçar i diagnostikuar pozitiv me Covid-19 është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit.
Burimet paraprake konfirmojnë për Euronews Albania se i riu ka marrë dëmtime të shumta, por fatmirësisht mësohet të jetë jashtë rreziku për jetën.
Ky nuk është rast i izoluar në Shqipëri. Në spitalet e cilësuara si Covid në Tiranë pesë persona i kanë dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga katet e spitaleve.
Më herët ekspertë të shëndetit mendor dhe psikologë kanë ngritur alarmin se duhet bërë më shumë për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda në ambientet e spitaleve COVID, duke ofruar shërbim të specializuar psikologjik për këta pacientë, pasi sipas tyre impakti i virusit është shumë i madh jo vetëm në shëndetin e tyre fizik, por edhe atë emocional.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren për të përcaktuar shkaqet, të cilat detyruan të riun të ndërmerrte një akt të tillë.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West