15 humbje jete në Shqipëri nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë thotë se 15 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa nga kryerja e 3119 testeve të dyshuara, 653 prej tyre janë konfirmuar të prekur pozitivë.
Aktualisht, në spitalet COVID në kryeqytet, por edhe tek tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët shtatë pacientë janë të intubuar.
Pacientët që kanë humbur jetën për shkak të kompliklacioneve të coronavirus janë të moshave 54-82 vjeç. Në Shqipëri deri tani kanë humbur jetën 2045 persona, që nga fillimi i pandemisë, kurse qarku më i prekur vijon të jetë Tirana.
Ministria po ashtu thotë se po vijon procesi i vaksinimit në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 234 vaksinime, kurse nga fillimi i procesit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anti-covid. Sipas tyre, masat janë të thjeshta, por tepër të rëndësishme për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19 në popullatën e gjerë.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West