“Kam komunikim të zhvilluar me serbët”, Zeqiri: Ne jemi të pranueshëm për ta
Izmir Zeqiri, kryetar i komunës së Zubin Potokut ka folur në emisionin “Review” në Euronews Albania për zgjedhjet e zhvilluara në Veri të Kosovës këtë të enjte.
Ai theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me serbët e madje shumë prej tyre i ka pritur dhe në zyrë.
Zeqiri shtoi se serbët nuk janë deklaruar kurrë është një person i papranueshëm për ta.
“Për një pjesë të madhe të qytetarëve jemi të pranueshëm. Kam një komunikim drejtpërsëdrejti me ta. Kam pasur rastin të takohem, të më vijnë në zyrë dhe natyrisht të bisedojmë për të gjitha nevojat e tyre. Kam një komunikim të zgjeruar me shumicën serbe. Ata nuk janë deklaruar kurrë që unë jam person i papranueshëm për ta. Ajo që është e papranueshme ka qenë Lista Serbe si një instrument i politikave të Serbisë në Kosovë dhe grupet e tyre terroriste”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta