Protesta para Bashkisë së Tiranës, dalin para gjykatës 4 protestuesit e arrestuar

22 Prill 2024 | 10:03

Këtë të hënë në orën 10:30 do të dalin para Gjykatës së Tiranës 4 protestuesit e arrestuar pas protestës para Bashkisë së kryeqytetit të premten e kaluar.

Policia nisi arrestimet menjëherë pas protestës duke mësyrë në orët e mesnatës deri mëngjesin e të shtunës në banesat e protestuesve për të bërë arrestimin e tyre. Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata, akuzohen për përdorim të lëndëve piroteknike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë anëtari i këshillit bashkiak dhe sekretar i përgjithshëm i PL Tedi Blushi, Shefi i organizimit të Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe 2 protestues të tjerë. Ndërsa u shpallën në kërkim 7 protestues të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026