Sot derbi i Madoninës, fitorja shpall kampion Interin
Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku mund të konfirmohet dhe fituesja e Serisë A. Një përballje që krahas rivalitetit historik, vlen shumë më shumë për zikaltrit, të cilit do të merrnin yllin e dytë, pasi në rast fitore ndaj kushërinjve të urryer nga i njëjti qytet do të hipotekonin titullin numër 20. Dueli premton spektakël, pse jo dhe goleadë pasi dicka të tillë e tregoi dhe në fazën e parë, ku zikaltrit fituan 5-1.
Kalulu, Pobega dhe Thiaë nuk janë në dispozicion të Piolit, me Kjaer në dyshim, ndërsa tek zikaltrit vetëm Cuadrado, por pavarësisht këtyre emrave, nuk pritet që skuadrat të kenë problem në rreshtim. Kjo do të jetë përballja e 180-të në Serinë A mes Milanit dhe Interit, ku zikaltrit kanë fituar më tepër 70 sfida, 54 kuqezinjtë dhe 56 barazime mes tyre. Në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet Milani nuk ka fituar asnjë ndaj rivalëve të përbetuar, e dicka të tillë do ta kërkojë në mbrëmje, pasi kurrsesi nuk do ta lejonte Interin të festonte titullin përpara tifozërisë së djajve.
Lojtari nga i cili pritet shumë është Rafael Leao tek Milani, e në anën tjetër bomber Lautaro Martinez që me gjasa këtë sezon konfirmohet si këpuca e artë. Si Pioli ashtu dhe Inzaghi e kanë vlerësuar maksimalisht ndeshjen, ndërsa në letër favoritë janë zikaltrit edhe pse në këtë pikë asgjë nuk është e sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta