“Ethet” e Premier League 5 javë para fundit, Arsenal rikthehet në krye
Kur mbeten edhe 5 javë deri në fund të garës, në kampionatin anglez nuk është vendosur asgjë, me Arsenalin që rikthehet në krye, ndërsa e ndjekin Liverpool e Man City, por the cityzens numërojnë një ndeshje më pak, për shkak të duelit të kupës. Aktualisht kryesuesit kanë grumbulluar 74 pikë, po që sa të kqutë e Klopp, ndërsa Man City ka 1 pikë më pak, por në rast të fitores në sfidën e prapambetur, do të rikthehej sërish në krye të tabelës.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, të dyja skuadrat do të japin maksimumin për të ngritur lart trofeun e titullit kampion. Në fundjavë, goonersat mposhtën Wolves në shifrat 0-2 me golat e Trossard e Odegaard, ndërsa bëhet kështu ekipi me më tepër ndeshje të fituara në ligë, plot 23. Edhe Liverpool është në të njëjtat kushte, pas përfundimit të aventurës evropiane, synim mbetet Premier League. Të besuarit e Klopp fituan në transfertë ndaj Fulhamit 1-3, me rrjetat e Arnold, Gravenberch e Jota, me vendësit që golin e vetëm e gjetën me anë të Castagne.
Sa i përket Man Cityt ka avancuar në finalen e FA Cup, duke mposhtur Chelsean minimalisht pas golit të Bernardo Silvas, ndërsa finalisti tjetër është Manchester United, që të dielën eliminoi Coventryn me penallti. Koha e rregullt u mbyll 3-3, teksa në penallti djajtë fituan 2-4.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reali mposht Barcelonën 3-2, Xavi akuza ndaj arbitrit pas sfidës
- Sot derbi i Madoninës, fitorja shpall kampion Interin
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar