Incidenti në Elbasan, Basha: Rama provokoi qytetarët me miqtë e tij kriminelë
Disa minuta pas incidentit mes simpatizantëve të dy forcave politike në Elbasan, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komunikoi me gazetarët duke komentuar përplasjen si produkt i emrave të krimit që shoqërojnë kryeministrin në ikje.
“Gëzuar Ditën e Verës, që simbolizon thyerjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Koha e Edi Rama ka mbaruar dhe ai e di mirë këtë,” – kështu e nisi Basha reagimin e tij sa i takon ngjarjes së pakëndëshme që ndodhi.
Sipas kryedemokratit Basha, përplasja ndodhi si pasojë e lidhjes që kryeministri Rama ka me kriminelët.
“Rama provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’i kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët. 25 prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh për ndryshimin. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen,” – u shpreh Basha.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut