Aksident në Fier| Shoferi i dehur humb kontrollin e automjetit, përfundon në kanal
22 Prill 2024 |
22:22
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” në Fier. Një person ende i paidentifikuar teksa ishte duke drejtuar automjetin ka rënë në kanalin anësor të rrugës.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Benz” ishte në gjendje të dehur. Në përpjekje për të dalë nga mjeti ai është rrëzuar në ujin e kanalit.
Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kanali
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, dhe shërbimi zjarrfikës, drejtuesi i mjetit është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri
Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, është ekstraduar nga Italia shtetasi Sajmir Kolaveri, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas...
Sfida e radhës për Eva Buzon, maratonë noti në ujërat e Jonit
Avokatja dhe rekordmenia shqiptaro-australiane në not, Eva Buzo, është rikthyer sërish në Vlorë për të ndërmarrë një tjetër sfidë të rëndësishme në ujëra të hapura....
Shpërthim me lëndë plasëse në Rrilë të Lezhës, dëmtohet një banesë
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Rrilë, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, lënda...
- 10:39 Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri
- 10:27 Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi europian kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira
- 10:21 Sfida e radhës për Eva Buzon, maratonë noti në ujërat e Jonit
- 10:11 Shpërthim me lëndë plasëse në Rrilë të Lezhës, dëmtohet një banesë
- 10:07 Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike
- 09:01 Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj