Sanksionet e BE-së kundër Iranit, Teherani: Për të ardhur keq, ne u vetëmbrojtëm

23 Prill 2024 | 11:38

Ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, deklaroi se sanksionet BE-së të vendosura pas sulmit të Iranit kundër Izraelit janë “për të ardhur keq” sepse vendi i tij veproi për t’u vetëmbrojtur.

“Është për të ardhur keq të shohësh BE-në të veprojë shumë shpejt për të aplikuar më shumë kufizime të paligjshme kundër Iranit vetëm sepse Irani ushtroi të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë agresionit të pamatur të Izraelit”, shkroi Amirabdollahian në X, përpara se t’i bënte thirrje BE-së të zbatonte sanksione ndaj Izraeli në vend të kësaj.

Irani lëshoi ​​më shumë se 300 dronë dhe raketa mbi Izraelin në atë që tha se ishte hakmarrje ndaj një bombardimi të dyshuar izraelit të kompleksit të ambasadës së tij në Damask.

Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord në parim të zgjerojnë sanksionet ndaj Iranit duke zgjeruar masat kufizuese ndaj eksporteve të armëve të Teheranit, të çdo droni apo rakete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026