Si po arrestohen agjentët e Kinës në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar

23 Prill 2024 | 12:31

Policia gjermane arrestoi bashkëpunëtorin e një deputeti të së djathtës ekstreme, i akuzuar për spiunazh në favor të Kinës.

Personi në fjalë, i identifikuar si Jian G, është zyrtarisht një asistent i Maximilian Krah, anëtar i Parlamentit Evropian dhe kandidati udhëheqës për partinë ekstremiste të djathtë Alternativa për Gjermaninë.

Zyra e prokurorit federal deklaroi se ai akuzohet se është i punësuar i shërbimeve sekrete kineze dhe se i ka kaluar këtyre të fundit rregullisht informacione mbi negociatat dhe vendimet në Parlamentin Evropian.

Arrestimi i Jian G erdhi pak pas vënies në pranga të tre personave të tjerë, po për spiunazh në favor të Kinës.

Tre shtetasit gjermanë akuzohen se kanë kaluar informacione të rëndësishme mbi përdorimin e teknologjisë ushtarake në Gjermani.

Sipas prokurorëve, ata punonin për shërbimet kineze të inteligjencës që prej qershorit 2022 dhe dyshohen gjithashtu për shkelje të ligjeve gjermane të eksportit.

Arrestime të ngjashme u kryen të njëjtën ditë edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Agjentët e Scotland Yard vunë në pranga dy persona që i kalonin informacione agjentëve të fshehtë kinezë.

Christopher Berry dhe Christopher Cash, përkatësisht 32 dhe 29 vjeç, sipas hetuesve, i kanë kaluar artikuj, dokumente dhe informacione një shteti të huaj.

Autoritetet deklaruan se arrestimi i tyre kishte ardhur pas një hetimi shumë kompleks.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026