Polonia shprehet e gatshme të mirëpres vendosjen e armëve bërthamore të NATO-s

22 Prill 2024 | 11:28

Polonia është shprehur e gatshme të mirëpresë vendosjen e armëve bërthamore të NATO-s në territorin e saj përballë Rusisë.

Deklaratat u bënë këtë të hënë nga presidenti i vendit Andrzej Duda, i cili u shpreh i gatshëm për forcimin e krahut lindor të aleancës me armë nukleare.

“Nëse aleatët tanë vendosin të sjellin armë bërthamore në territorin tonë, për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, ne jemi gati ta bëjmë këtë”, tha Duda.

Deklarata vjen teksa Moska po përforcon armatimet e saj në Bjellorusi dhe Kaliningrad.

Polonia, një anëtare e NATO-s dhe një mbështetëse e vendosur e Ukrainës, ndan një kufi si me enklavën e Kaliningradit të Rusisë, ashtu edhe me Bjellorusinë, aleatin e Moskës.

Kaliningrad u shkëput nga Moska kur Lituania u bë e pavarur gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991.

Duda foli për mediat polake pas një vizite në Nju Jork, ku zhvilloi takime në OKB dhe diskutoi për luftën në Ukrainë me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Në mars, ai vizitoi Uashington DC, ku u takua me Presidentin e SHBA Joe Biden.

Diskutimet rreth bashkëpunimit bërthamor midis Polonisë dhe SHBA-së kanë vazhduar “për disa kohë”, tha ai.

“Unë kam folur tashmë për këtë disa herë. Më duhet të pranoj që kur u pyeta për këtë, shpreha gatishmërinë tonë”, tha Duda.

“Rusia po militarizon gjithnjë e më shumë Kaliningradin. Kohët e fundit ajo ka zhvendosur armët e saj bërthamore në Bjellorusi,” shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026