Komandanti i lartë ukrainas: Rusia po përgatit surpriza të pakëndshme, ku do godasë
Një komandant i Gardës Kombëtare të Ukrainës ka thënë se Rusia po planifikon “surpriza të pakëndshme” në një ofensivë të mundshme verore.
Duke folur për gazetën Liga Net, Oleksandr Pivnenko tha se, si pjesë e një ofensive të mundshme, Garda Kombëtare nuk përjashton përpjekjet ruse për të shënjestruar Kharkiv – qytetin e dytë më të madh të vendit.
Ai tha se trupat ruse mund të arrijnë njëfarë suksesi përmes ofensivës duke goditur “vende të papritura” në rajon, por nuk do të shënojnë ndonjë fitore strategjike.
“Ne po përgatitemi,” tha zoti Pivnenko.
“Armiku do të bëjë surpriza të pakëndshme për ne. Ai do të veprojë në zona ku ne nuk e presim. Por ai nuk do ta arrijë qëllimin e tij”- nënvizoi komandanti ukrainas.
Kharkiv dhe rajoni përreth kanë qenë në qendër të sulmeve të fundit nga Moska, duke përjetuar goditjet intensive.
Pritet që me zhbllokimin e ndihmave amerikane, ukraina të mund të ruajë pozicionet mbrojtëse që ka deri tani, ndërkohë që një ofensivë e mundhsme e Kievit është ende larg në horizont.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West