“Skemë për ‘mbulimin’ e jetës personale”- Gazetarja “zbërthen” gjyqin ndaj Trump
Gazetarja e VOA, Menada Zaimi, ka treguar detaje nga gjyqi që po zhvillohet ndaj ish-presidentit Donald Trump në SHBA.
Në një lidhje për Euronews Albania, Zaimi tha se gjatë këtyre dy ditëve është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar Davide Peacker, një mik i vjetër i Trump.
Zaimi tha se Trump, Peacker dhe avokati i ish-presidentit u përfshinë në një skemë që synonte të parandalonte bërjen publike të historive të dëmshme për jetën personale të Trump, përpara zgjedhjeve të vitit 2016.
Ajo tregoi edhe rastin e yllit të filmave pornografikë, të dyshuar për një lidhje me Trump, që sipas Prokurorisë, dyshohet të jetë paguar 130 mijë dollarë për të heshtur, para që i mori nga avokati i Trump, në mënyrë të paligjshme si shpenzime ligjore.
“Ka pasur protesta për Palestinën në kampuse universitare, protesta në disa qytete dhe ndërhyrje të forcave të Policisë. Është bërë thirrje nga Policia që të mos ketë pjesëtarë të komunitetit hebre, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Sot dhe dje gjyqi ndaj Trump po vijon me dëshminë e Davide Peacker. Ai ishte personi i parë i thirrur nga Prokuroria. Ai është një mik i vjetër i Trump dhe prokurorët thonë se ai bashkë me avokatin e Trump, u përpoqën që të ndikojnë në mënyrë të paligjshme zgjedhjet presidenciale të 2016, përmes një skeme që synonte të parandalonte bërjen publike të historive të dëmshme për jetën personale të Trump, përpara zgjedhjeve. Pjesë e skemës ishin edhe pagesat për të siguruar heshtjen e personave që mund të kishin potencialisht histori dëmtuese për Trump.
Trump, Peacker dhe Cohen janë takuar sipas Prikurorisë në gusht të vitit 2015 në kullën Trump dhe ranë dakord që të ndihmonte fushatën e tij për president. Peacker ka thënë se tabloidi paguante histori dhe atij i takonte fjala e fundit për çdo histori të tillë që kushtonte mbi 10 mijë dollarë. Pjesë e të njëjtës skemë ishte edhe pagesa për yllin e filmave pornografikë, Stormy Daniels, prej 130 mijë dollarësh, që ajo të heshtte mbi marrëdhënien e dyshuar me Trump.
Ajo paratë dyshohet se i mori nga Cohen dhe më pas ky i fundit u rimbursua nga Trump. Paratë thotë Prokuroria u regjistruan në mënyrë të paligjshme si shpenzime ligjore, prandaj edhe janë ngritur edhe 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit. Trump i ka hedhur poshtë pretendimet për të dy gratë që ai dyshohet se ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me to”, tha Zaimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq