E kishte rival në zgjedhjet për President të FSHF, Armand Duka: I hidhëruar nga vdekja e Bashkim Finos
Armand Duka shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të deputetit Bashkim Fino, i cili në vitin 2018 garoi përballë tij për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Duke vlerësuar faktin se “Fino ishte dashamirës i veçantë i futbollit”, Duka përcolli trishtimin për humbjen e tij.
“Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmonë nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme,” – shkroi Duka në Facebook.
Duka, i cili drejton FSHF-në prej vitit 2002, i përcolli familjes Fino dhe të afërmve të tij ngushëllime, ndërsa theksoi si cilësi të dalluara të tij faktin që ishte miqësor, familjar dhe politikan me kontribute.
Në zgjedhjet për President të FSHF-së, mbajtur në shkurt të vitit 2018, Fino pati marrë 24 vota nga delegatët e skuadrave anëtare në federatë, ndërsa Duka 38. Në fund të votimit të dy i dhanë dorën njëri tjetrit në shenjë simbolike.
Lexoni gjithashtu:
Homazhet për deputetin Bashkim Fino bëjnë bashkë politikën
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, qeveria shpall ditë zie kombëtare 29 marsin
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi