Suedia masa të shtuara në Eurovizion për shkak të kërcënimeve ndaj Izraelit

24 Prill 2024 | 11:46

Suedia njoftoi se si mikpritëse e Festivalit “të madh” të Eurovizionit, i cili ndiqet nga 200 milionë njerëz në mbarë botën, do të rrisë masat e sigurisë për shkak të protestave të planifikuara për pjesëmarrjen e Izraelit dhe situatës së re gjeopolitike që nga hyrja e Suedisë në NATO.

Konkursi, më i madhi në botë i këtij lloji, zhvillohet në Malmö nga 7 deri më 11 maj dhe pritet të tërheqë 100,000 vizitorë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, i cili ka një popullsi të madhe myslimane, raportoi Reuters.

Organizatorët planifikojnë t’i bëjnë homazhe të veçantë grupit pop suedez ABBA, i cili fitoi Eurovizionin me këngën “Waterloo” 50 vjet më parë.

Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon konkursin, nuk i është dorëzuar thirrjeve që Izraeli të përjashtohet për shkak të luftës në Gaza. Fokusi pritet të jetë tek konkurrentja izraelite Eden Golan dhe kënga e saj “Uragane”, pasi një sërë protestash pro-palestineze janë planifikuar në Malmö.

Izraeli u lejua të konkurronte pasi përfaqësuesit ranë dakord të ndryshonin tekstin e këngës origjinale “October Rain”, e cila dyshohej se kishte konotacione politike.

Sipas sondazheve konkurrenti zviceran Nemo është favorit për të fituar këtë vit, i ndjekur nga kroati Baby Lasagna, Jost Klein nga Holanda dhe italiania Angelina Mango.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026