Hyn në fuqi taksa për turistët në Venecia, sa do paguajnë nga sot

25 Prill 2024 | 08:36

Turistët që vizitojnë Venecia do të paguajnë nga sot një taksë turistike. Përkatësisht, qyteti vendos një tarifë prej pesë eurosh për turistët që e vizitojnë këtë qytet vetëm për një ditë.

Destinacioni i famshëm po vendos një taksë në përpjekje për të përballuar turizmin masiv. Fillimisht, biletat do të kërkohen vetëm në ditë të caktuara gjatë vitit 2024, që janë kryesisht fundjavë në pranverë dhe verë, kur numri i vizitorëve është më i lartë

Vizitorët do të mund të blejnë bileta prej pesë eurosh dhe të shkarkojnë një kod QR në telefonat e tyre. Kjo do të verifikohet më pas nga inspektorët përmes kontrolleve të rastësishme në vend, veçanërisht në vendet ku mbërrijnë më shumë turistët, siç është stacioni i trenit Santa Lucia.

Ata që nuk kanë një biletë do të duhet ta blejnë atë menjëherë pas mbërritjes. Por ata që gjenden në qytet pa biletë rrezikojnë një gjobë nga 50 deri në 300 euro.

“Tarifa e hyrjes në Venecia” është e vlefshme vetëm për vizitorët ditorë që hyjnë në qytetin e vjetër midis orës 8:30 dhe 16:00. Vizitorët që kalojnë natën në Venecia janë të përjashtuar nga kjo tarifë sepse tashmë paguajnë një taksë turistike prej një deri në pesë euro për natë.

Turistët që vizitojnë ishujt venecianë, përfshirë Lido dhe Murano, nuk do të kenë nevojë për këtë biletë. Taksa turistike nuk do të duhet të paguajnë as ata nën 14 vjeç, as qiramarrësit, pronarët e shtëpive, studentët dhe punonjësit e qytetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026