Festivali i dritave në Danimarkë, 30 instalacione nga artistë të ndryshëm ndriçojnë kryeqytetin Kopenhagen

10 Shkurt 2021 | 20:27

Pavarësisht COVID-it, Danimarka nuk ka masa kufizuese të rënda apo një shtetrrethim, kështu që po zhvillon festivalin e dritave në kryeqytetin Kopenhagen.

Grupe të vogla, deri në katër persona, mund të vizitojnë 30 instalacionet e festivalit.

 “Jemi të lumtur, falënderues dhe krenar, që kemi festivalin e vetëm të dritave për këtë vit,” – u shpreh Jesper Kongshaug, kurator dhe drejtor i festivalit.

Ndërkohë që qytetarët e kanë konsideruar praninë e dritave në këto muaj të errët si diçka shumë motivuese.

“Dëgjova për këtë festival nga mediat sociale dhe qenka vërtet fantastik,” – tha një turist nga Spanja

Festivali po zhvillohet në kryeqytetin danez të Kopenhagenit çdo ditë nga ora 5:00 deri në 10:30 të mbrëmjes deri më 27 shkurt.

Instalacionet dhe artistët janë të publikuar edhe në faqen në internet të festivalit dhe në platformat e medias sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026