U lirua një ditë më parë pasi përftoi nga amnistia, arrestohet sërish Sokol Sinomati
Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si “Buzëderri” u vendos sërish në pranga vetëm disa orë pasi u lirua nga burgu duke përfituar nga amnistia.
Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.
Burimet shprehen se urdhri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.
Ai fitoi lirinë të mërkurën, ashtu si qindra të burgosur të tjerë pasi përfitoi nga amnistia penale por pak orë pas lirimit policia e Vlorës kanë shkuar në banesë dhe e kanë arrestuar përsëri.
Mbrëmjen e 7 janarit 2024, Sokol Sinomatit i ekzekutuan të birin me snajper në ballkonin e shtëpisë, 23-vjeçarin, Gëzim Sinomati. Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë. Ai ishte i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta