I riu lirohet nga amnistia pas 10 vitesh, apel politikës: Bëjeni më shpesh këtë ligj

24 Prill 2024 | 14:02

Këtë të mërkurë 24 prill, nisi dhe zbatimi i ligjit për amnistinë penale, pas miratimit në Kuvend me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.

Një i ri nga burgu i Fierit, teksa përfitoi lirinë nga hyrja në fuqi e ligjit,u bëri thirje politikanëve që ta bëjnë më shpesh një amnisti të tillë, pasi është një gjest human.

I sapoliruari tha se kishte vuajtuar në burgun e Fierit 10 vite e 9 muaj burg për trafik droge dhe shtoi se nuk kishte përfituar kurrë nga amnistia.

“Shyqyr zotit që këta e bënë amnistinë në fund të burgut, nuk përfituam shumë.  Duhet të ishte bërë më përpara. Ka 4 vite që s’kanë bërë asgjë. Të reflektojnë politikanët tanë dhe ta bëjnë për vit, se është turpi i zotit është diçka humane. Nuk janë të gjithë çunat kontigjent kriminal. Mua m’u fal një vit, viti i funidt. Unë jam dënuar për trafik droge. Amnistia të jetë më e shpeshtë dhe ta përfitojnë të gjithë se kanë bërë shumë ndalime, siç është neni 79 për plagosje. Kam bërë 10 vite e 9 muaj burg”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026