Nis zbatimi i amnistisë, Manja: Përfitojnë 1600 të dënuar, rreth 800 lirohen sot
Këtë të mërkurë 24 prill, nis dhe zbatimi i ligjit për amnistinë penale, pas miratimit në Kuvend me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte sot në burgun e Rrogozhinës që ka edhe numrin më të madh të të dënuarve që përfitojnë nga amnistia.
Manja tha se në shkallë vendi numri i personave që lirohen sot nga amnistia është 780, numër që pritet të përditësohet me personat që gjenden në komisariate dhe përfitojnë nga kjo amnisti.
Në total numri i përfituesve nga amnistia është 1600, pasi 800 të dënuar përfitojnë ulje të dënimit.
“Në shkallë vendi sot ka startuar zbatimi i ligjit për amnistinë, sot do lënë qelitë rreth 780 të dënuar, kjo shifër do të përditësohet se ka një numër të dënuarish që gjenden në komisariate dhe janë përfitues të amnistisë. 800 janë përfitues me ulje dënimi, në total 1600 të dënuar përfitojnë nga amnistia. 15 gra lirohen , 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi dhe deri në vjeshtë lirohen, nga 38 të dënuara që gjenden në burgun Ali Demi në Tiranë, përfitues janë 3 të mitur, 2 përfitojnë ulje dënimi. Përfitues janë edhe 2666 persona në shërbim prove. Nga kjo amnisti buxhetit të shtetit i kursehen 30 milionë euro”, tha Manja.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë