“Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve”, ish-ministri Xhafaj komenton apelin e ambasadores Yuri Kim
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka komentuar thirrjet e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim drejtuar qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ka kërkuar të mos e dorëzojnë votën e 25 prillit tek njerëzit problematikë.
Ai shtoi se thirrjet që vijnë nga një aleat i Shqipërisë, siç është SHBA duhet të respektohen nga qytetarët.
“Ata kanë të drejtën që të na kërkojnë që në procese të tilla, të sillemi si vend i NATO dhe si një vend që kërkon të anëtarësohet në BE. Ajo që kuptova nga mesazhi i ambasadores Yuri Kim ishte një mbështetje ndaj kryetarit të KQZ, në reagim të detyrës së tij lidhur me procesin normal zgjedhor. Ka pasur raste të tilla, mund të ketë. Me këtë sistem zgjedhim forcën politike dhe kandidatin si përfaqësuesin tonë në parlament”, tha ai.
Përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, z. Xhafaj tha se personalisht do dëshironte fletën e votimit me emër dhe jo me numër.
“Do preferoja për emrin, se kam punuar për emrin. Do dëshiroj që njerëzit të më shohin edhe fytyrën, edhe foton edhe emrin në fletën e votimit nëse do jetë e mundur teknikisht”, tha ai.
I renditur i 23-ti në qarkun e Tiranës, ish-ministri i Brendshëm tregoi strategjinë si po kërkon vota tek elektorati. Ai madje tregoi një detaj specifik, i cili e detyron atë që të kërkojë vota përtej njësisë nr.10.
“Unë jam tek njësia 10, e cila është njësi e vogël dhe sado që të mundohesh nuk e plotëson dot numrin e nevojshëm për të kapërcyer pragun e lejuar, që të kesh një mandat. Për shkak të pozicionit më thanë shko i 23-ti, që të luftosh më shumë. Ka një rregull etik brenda nesh që është kërkuar të zbatohet nga drejtuesi politik i qarkut që ata që kanë zona të jenë të fokusuara tek zonat e tyre, në rastin tim, ka një përjashtim, që më duhet të kërkoj vota në të gjithë qarkun”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet