“TikTok nuk është në shitje” – “ByteDance” paralajmëron SHBA-në

26 Prill 2024 | 08:53

Kompania kineze ByteDance, e cila e ka në pronësi TikTok-un, ka thënë se nuk e ka ndër mend ta shesë aplikacionin e famshëm, pasi Senati amerikan e miratoi një ligj sipas të cilit TikTok-u duhet të shitet, ose do të ndalohet në Amerikë.

“ByteDance nuk ka plane për ta shitur TikTok-un”, tha kjo kompani në llogarinë e vet zyrtare në Toutiao, një rrjet social të cilin e ka në pronësi gjithashtu.

Në fillim të kësaj jave, TikTok-u tha se do të ankohet në gjykatë kundër ligjit “jokushtetues”.

Njoftimi nga ByteDance vjen si përgjigje e një artikulli në media se ajo ishte duke e shqyrtuar shitjen e mundshme të TikTok-ut në SHBA.

“Raportimet në mediat e huaja për shitjen e TikTok-ut nga ByteDance janë të pavërteta”, tha kjo kompani.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e nënshkroi ligjin i cili do ta ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, nëse pronari i saj ByteDance nuk e shet atë brenda një viti.

Ligjvënësit nga të dyja partitë në SHBA – si dhe zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës – kanë shprehur shqetësime se autoritetet kineze mund ta detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad

Franca dhe Siria nënshkruan sot në Damask disa marrëveshje, përfshirë një letër qëllimi që parashikon kthimin e 51 milionë eurove nga asetet e sekuestruara të...
20:32 | 07/07/2026

Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm

Në një maratonë nuk fiton gjithmonë ai që nis më shpejt pasi një studim i ri ka zbuluar se burrat kanë shumë më tepër gjasa...
20:27 | 07/07/2026

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane...
19:16 | 07/07/2026