Fatmir Xhafaj analizon reformën në drejtësi dhe pse pati vonesa në ngritjen e institucioneve

29 Mars 2021 | 21:50

Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania ish-ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj analizoi reformën në drejtësi, e cila sipas tij i ka sjellë vendit mundësinë që tashmë vendi “të mos ketë më demokraci të cunguar”.

Kur kanë kaluar pesë vite nga votimi me 140 vota i nisjes së reformës, ende nuk janë ngritur të gjitha institucionet e reja, mes të cilave Byroja Kombëtare e Hetimit. Por Xhafaj tha se “një reformë e tillë nuk ka qenë aspak e lehtë”. Në këtë pikë ai tha se ka pasur vonesa kryesisht nga opozita.

“Nga 140 votat e famshme u desh të miratoheshin 7 ligjet, pastaj 30 ligje […që i bëtë pa PD-në! – ndërhyri Tare], jo PD nuk donte t’i votonte dhe kur u gjend në presion e votoi ligjin për SPAK-un, por jo 6 ligjet e tjera,” – tha Xhafaj duke pretenduar se PD donte ta votonte procesin e reformës, në veçanti vetingun.

“Ju e dini se çfarë ndodhi, PD hyri në çadër, u vonua miratimi i komisioneve të vetingut, çoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese, e çuan në Venecia,” – u shpreh Xhafaj.

I pyetur për pretendimet e Presidentit Ilir Meta për ndërhyrje nga qeveria aktuale në reformën në drejtësi aq sa ai ta quajë atë “Ramaforma”, Xhafaj u përgjigj se “për çdo pretendim ai duhet t’i drejtohet organeve”.

Xhafaj këmbënguli se me reformën tashmë qeveria nuk ndërhyn dot më në sistemin e drejtësisë. Ai kujtoi se me sistemin e shkuar Presidenti do të ishte kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri i Drejtësisë do të ishte anëtar i këtij këshilli ndërsa anëtarët e tjerë do të zgjidheshin nga mazhoranca dhe opozita. Thënë këtë ai shtoi se aktualisht Këshilli është formuar pas një votimi në parlament i disa listave të ardhura përmes një konkurrimi.

Ish-ministri i Drejtësisë këmbënguli se tashmë me reformën “sistemi ka pavarësinë institucionale”. Ai tha se nga pikëpamja e pavarësisë Gjykata Kushtetuese aktuale është më e mirë se sa ajo që kishim.

“Për mënyrën se si ata vijnë sot në radhët e Gjykatës Kushtetuese, sot anëtarët vijnë përmes Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa më parë duhej bërë një marrëveshje dyshe me Presidentin dhe mazhorancën, nëse nuk merrje miratimin e të dyve, nuk mund të shkoje anëtar i Gjykatës Kushtetuese,” – analizoi Xhafaj.

Më tej ish-ministri tha se ndryshimet e bëra së fundmi për ligjin e SPAK-ut “bëjnë ndryshime të parëndësishme që nuk e prekin thelbin”, ndaj dhe u rend të bëhej që gjatë kësaj legjislature dhe jo pas 25 prillit. Xhafaj tha se ligji u ndryshua për të shkarkuar nga mbingarkesa e çështjeve SPAK-un.

Lexoni gjithashtu:

“Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve”, ish-ministri Xhafaj komenton apelin e ambasadores Yuri Kim

Cila është arritja dhe pendesa më e madhe në karrierën politike? Përgjigjet Fatmir Xhafaj

Renditja në listën e kandidatëve, Fatmir Xhafaj: I gatshëm të pranoja kandidimin edhe si i 31-ti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021