Objektivi i PD-së për zgjedhjet, Ivi Kaso: 71 mandate vetëm nga lista jonë
Objektivi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit është që të marrë shumicën qeverisëse me listën e saj me aleatët përtej Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Këtë objektiv e shprehu Sekretari për Çështjet Zgjedhore të PD-së, Ivi Kaso gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare.
“Objektivi ynë është që sigurojmë të paktën 71 mandate nga lista jonë, kjo sigurisht nuk prekludon asnjë lloj rezultati të përbashkët me LSI-në, aq më tepër që kjo mazhorancë të kthehej të ishte e aftë të miratonte kode dhe të zhbënte disa padrejtësi të cilat kanë kaluar në legjislaturat e kaluara me forcën e kartonit,” – u shpreh Kaso.
Për sa i përket mandateve për kryeqytetin, Kaso tha se “synohen të paktën 20 mandate”.
PD konkurron në zgjedhje në një listë të përbashkët me aleatët e saj si Partia Republikane, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, apo Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ndërkohë që LSI ka vendosur të dalë në një listë më vete ndërsa ka nënshkruar një marrëveshje parazgjedhore për të formuar koalicion me PD-në pas 25 prillit.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë