Berberi më i vjetër në Francë, ushtron profesionin 90-vjeç
Roger Amilhastre është berberi i vjetër në Francë. Edhe pse 90-vjeç ai vazhdon ende të ushtrojë profesion që i ka kushtuar gjithë jetën. Puna për të është një arsye për t’u ngritur në mëngjes.
Edhe pse vuan nga artriti, berberi 90-vjeçar është në këmbë nga e marta deri të shtunën, duke u kujdesur për flokët dhe mjekrën e klientëve në dyqanin e tij në qytetin e vogël jugor të Saint-Girons në ultësirën e Pirenejve.

Berberi shprehet se fatmirësisht duart e tij nuk kanë filluar të dridhen ende në atë masë që do t’i pamundësonin profesionin.
“Do të kisha dashur të dilja në pension në moshën 60 vjeç, por gruaja ime ishte e sëmurë dhe më duhej të paguaja për shtëpinë e kujdesit shëndetësor. Shuma që duhet të paguaja ishte 2500 euro shtesë dhe ndaj më duhej të punoja” u shpreh ai.

Por edhe pas vdekjes së gruas së tij në janar, ai vazhdoi të shkonte në punë për të larguar mendimet e trishta.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur