Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në lindje të Libanit

26 Prill 2024 | 21:41

Një sulm izraelit me dron ndaj një makine në lindje të Libanit vrau dy persona, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit më 26 prill.

Ushtria izraelite tha se ka shënjestuar një zyrtar të al-Jamaa al-Islamiya apo Grupit Islamik, që është aleat i grupit militant libanez, Hezbollah.

Grupi Islamik ka qenë aktiv në fshatrat e banuara me myslimanë sunitë që gjenden përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin.

Ushtria izraelite tha se personi që vrau ishte Musab Khalaf. Sipas ushtrisë, Khalaf qëndronte pas sulmeve ndaj trupave izraelite në Çeba, që Izraeli mori nga Siria gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Qeveria libaneze thotë se ajo zonë i përket Libanit.

Një zyrtar i Grupit Islamik ka refuzuar që të konfirmojë vrasjen e pjesëtarit të saj.

Sulmi izraelit ndodhi në një rrugë pranë fshatit lindor të Majdonit, tha agjencia shtetërore e lajmeve libaneze, pa identifikuar personin e dytë që u vra.

Sulmi me dronë ndodhi një ditë pasi Hezbollahu kreu sulme përgjatë kufirit, që la të vrarë një civil izraelit.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore përgjatë kufirit, që kur ka nisur lufta në Gazë afër shtatë muaj më parë.

Hezbollahu ka thënë se sulmon Izraelin në shenjë solidariteti me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmi i të cilit më 7 tetor në jug të Izraelit nxiti luftën në Rripin e Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026