Vdekja e George Floyd, nis gjyqi ndaj oficerit Derek Chauvin, përplasje avokat-prokurori
Familja e George Floyd dhe avokatët e tyre u gjunjëzuan të hënën në kujtim të tij jashtë gjykatës së Mineapolisit, në prag të procesit gjyqësor ndaj policit që i vendosi gjurin në qafë, duke i marrë jetën.
Benjamin Crump, avokat i familjes Floyd, deklaroi se ky është një moment i rëndësishëm në historinë e Amerikës, pasi e gjithë bota po vështron.
Ndërkohë, në sallën e gjyqit, avokati i Derek Chauvin deklaroi se ish-oficeri kishte ndjekur me përpikmëri taktikat e mësuara në akademinë e policisë.
Eric Nelson citoi përdorimin e drogës nga Floyd dhe skenën kaotike gjatë arrestimit, duke thënë se ndërhyrjet e kalimtarëve shkaktuan zhvendosjen e vëmendjes së agjentëve nga zoti Floyd.
“Derek Chauvin bëri saktësisht atë për të cilën është stërvitur gjatë karrierës së tij 19-vjeçare. Përdorimi i forcës nuk është optimal, por është një aspekt kyç i punës së policisë”, u shpreh Eric Nelson, avokat i Derek Chauvin.
Nga ana tjetër, prokurori i çështjes i tha anëtarëve të jurisë se oficerët që veshin uniformën e policisë së Mineapolisit zotohen që të mos përdorin forcën kur është e panevojshme.
“Ne kemi hapur këtë çështje ndaj zotit Chauvin për përdorimin e tepruar të forcës që ai zbatoi ndaj trupit të George Floyd. Për përfshirje në një veprim që ishte i rrezikshëm, por që ai e aplikoi pa marrë parasysh impaktin në jetën e zotit Floyd”, tha Jerry Blackwell, prokuror i shtetit të Minesotës.
Chauvin, 45 vjeç, është vetëdeklaruar i pafajshëm për vrasje dhe keqtrajtim dhe avokatët e tij argumentojnë se ishte një sasi droge, të cilën Floyd gëlltiti për t’ua fshehur agjentëve, ajo çka shkaktoi vdekjen e tij. Megjithatë, nëse shpallet fajtor, ish-oficeri rrezikon deri në 40 vjet burg.
Vrasja e George Floyd shkaktoi protesta në mbarë botën, me moton Jetët me Ngjyrë kanë Rëndësi.
Lexoni gjithashtu:
“Jo racizmit!”, protestat për vdekjen e George Floyd mbërrijnë edhe në Europë
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet