Protesta në Spanjë, qytetarët mbështesin Sanchez: Hetimi për gruan s’i cënon figurën
Disa mijëra qytetarë mbushën rrugët e Madridit të shtunën në mbështetje të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.
Ai e la vendin në ankth ditën e mërkurë, kur deklaroi se mund të dorëhiqej, njoftim i nxitur nga një hetim për korrupsion i nisur ndaj bashkëshortes së tij, Begonja Gomez.
Zëvendës kryeministrja e Spanjës, Maria Jesus Montero u tha anëtarëve të partisë se ajo, sikurse protestuesit, beson në aftësinë e Sanchez për të udhëhequr vendin.
“Një mesazh që do të kalojë muret e kësaj dhome me njerëz dhe që do të reflektojë ndjenjat e miliona qytetarëve progresivë në këtë vend. Kryeministër, qëndro! Pedro, qëndro! Ne jemi me ty”, deklaroi Maria Jesus Montero, zëvendës kryeministre e Spanjës.
Komentet vijnë teksa Partia Socialiste e Spanjë zhvilloi të shtunën një takim të Komitetit Federal, ku anëtarët i bënë thirrje kryeministrit të qëndrojë në detyrë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës