Konventa e PL| Miratohen propozimet e Metës, rrëzohet një nga kërkesat e Kryemadhit

27 Prill 2024 | 15:39

Ditën e sotme u mbajt Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, ku ishin parashikuar disa ndryshime brenda kësaj force politike.

Në Konventë mbajtën fjalën e tyre disa të pranishëm, mes të cilëve edhe kryetari aktual i kësaj force politike, Ilir Meta, i cili tha se mbrëmjen e sotme së bashku me simpatizantët e PL-së, do të shkojnë poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në mbështetje të tij.

Gjatë Konventës u votua edhe për postin e Presidëntit të kësaj force politike, me Monika Kryemadhin që tregoi votën e saj për Ilir Metën në krye të kësaj force politike.

Ndërkohë në votim kaluan edhe disa propozime, dy prej të cilave ishin të Monika Kryemadhit, njëri prej të cilëve, ai për konfliktin e interesit u rrëzua.

Ndërkohë u pranua propozimi i dytë i Kryemadhit, që lidhet me buxhetimin e grave, por me disa ndryshime në përqindjen e buxhetimit.

Po ashtu u votuan edhe propozimet e Metës për ndryshime në Statut, ndër të cilat edhe për t’i dhënë fund sipas tij nepotizmit, duke mos lejuar mbajtjen e posteve në strukturat drejtuese, të personave nga e njëjta familje.

Kujtojmë se në Konventë u shpalosën edhe 5 prioritetet e PL-së për një Shqipëri me 4 milionë shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026