“Sezon turistik” për euron/ Prilli çon monedhën europiane në pikiatë, forcohet leku

27 Prill 2024 | 15:43

Euro po përjeton një cikël të fortë të rënies përballë lekut, ende pa ardhur stina e verës. Monedha europiane po këmbehet 100.7 lekë në tregjet e këmbimit valutor.

Euro po vazhdon të bjerë në kursin e këmbimit përballë lekut. Muaji prill dëshmoi se monedha europianë pati një ecuri të ngjashme me periudha piku, si korriku apo dhjetori, kur vijnë flukset më të mëdha nga jashtë.

Sot ajo këmbehet 100.7 lekë. Ekspertët e tregjeve argumentojnë se ndikim të madh në këtë ecuri ka pasur këtë vit, fluksi i turizmit, ku numri i vizitorëve është 40% më i lartë se vitin e kaluar.

Nëse ky është faktori kyç, kjo lajmëron se kursi do të vazhdojë të bjerë më tej, gjatë verës, kur Shqipëria pritet të përjetojë një sezon të mbingarkuar me turistë.

Leku është forcuar gjatë viteve të fundit, edhe përballë valutave të tjera, si dollari, franga e paundi, të cilat këtë fund prill po konvertohen në nivelet më të ulëta historike.

Banka e Shqipërisë dhe Qeveria nuk kanë dalë garant për të mbrojtur luhatjet e mëdha të kursit, por kanë gjetur mënyra për të ndihmuar sektorë të veçantë, që janë përballur me humbje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026