Dhjetëra tornado godasin SHBA, shkaktojnë dëme të mëdha në shtëpi e ndërtesa
Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa, si dhe duke lënduar disa njerëz, njoftuan autoritetet.
Më shumë se 70 tornado u regjistruan në gjithë vendin nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, shumica e të cilave përreth Omahas në Nebraska.
Deri të premten mbrëma u raportua për disa të lënduar, por jo për të vdekur.
Tre persona u lënduan në kontin Lancaster në Nebraska, kur një tornado e goditi një ndërtesë industriale, duke e shembur kulmin e saj kur 70 njerëz ndodheshin brenda saj. Disa prej tyre kishin ngecur, por në fund të gjithë u evakuuan dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, thanë autoritetet.
“Ekipet e emergjencës janë duke i kontrolluar shtëpitë e dëmtuara dhe po ndihmojnë me qytetarët e lënduar”, tha Policia e Omahas në rrjetin social X, shkruan REL.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale e shfaqën qytetin e vogël Minden, në Ajova, të dëmtuar rëndë nga tornadot.
Rreth 11.000 shtëpi mbetën pa rrymë në Nebraska, sipas autoriteteve.
Shërbimi Kombëtar i Motit bëri shumë paralajmërime për tornado në disa shtete të Amerikës të premten, duke i paralajmëruar ato se stuhitë e fuqishme do të vazhdonin edhe të shtunën.
Tornadot janë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, posaçërisht në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut